Biznes

Chicago Board Options Exchange lançon kontratat e para të bitcoin

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Më 8 Dhjetor Bitcoin arriti deri në 18,000 dollar duke shtuar shqetësimet për një flluskë financiare. Chicago Board Options Exchange lançon kontratat e para të bitcoin

Kontrata e parë e Bitcoin filloi të tregtohej të Dielën në një bursë Amerikane duke rritur vlerën e monedhës virtuale me shpejtësi.

Kontrata e cila mbaron në Janar u rrit nga 15,460 dollar në 16,000 dollar në orët e para në bursën e Chigaco Board Options.

Kontratat CBOE nuk përfshijnë bitcoin. Ato janë letra me vlerë që gjurmojnë çmimin e bitcoin në Gemini, një prej bursave më të madhe në botë të bitcoin.

Një trafik i lartë në uebsajtin e CBOE pasoi ku përdoruesit përkohësisht nuk mund të qaseshin në www.cboe.com.

Një tjetër bursë, Chigaco Mercantile Exchange, do të fillojë të tregtojë kontratat e para më 18 Dhjetor. Çmimi i bitcoin u rrit me 20% në afro 3,000 dollar ndërsa aktualisht tregtohet më 16,669 dollar sipas CoinMarketCap.com.

Më 8 Dhjetor Bitcoin arriti deri në 18,000 dollar duke shtuar shqetësimet për një flluskë financiare.

Furnizimi me bitcoin do të ngelë në 21 milion njësi ndërsa 16.7 milion janë në qarkullim deri tani.

Sot qarkullojnë bitcoin me vlerë 278 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>