Lajmet

Chime mbledh dhe organizon njoftimet nga të gjitha shërbimet në një buton të vetëm

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Chime mbledh dhe organizon njoftimet nga të gjitha shërbimet në një buton të vetëm

Chime është një shtojcë për Chrome që merr njoftimet nga shërbimet popullore si Gmail, Facebook, Twitter, Flickr, LinkedIn, etj dhe i vendos të gjitha së bashku në një menu të vetme zbritese në Chrome të cilën mund ta klikoni për t’i parë më pas të gjitha njoftimet. Klikoni mbi çdo njoftim në menu për të shkuar drejtpërdrejt tek burimi i njoftimit.

Nëse jeni si shumë prej nesh që bezdiseni nga njoftimet e shumta, por në të njëjtën ju nevojiten dhe nuk mund ti fshini të gjitha, ju duhet një mënyrë për ti organizuar ato. Deri më tani, Chime duket si një opsion mjaft i vlefshëm. Sapo e instaloni, aplikacioni do të kontrollojë se në cilat shërbime të njohura prej Chime jeni kyçur për momentin (kështu që nuk keni nevojë që t’i shtoni sërish) dhe fillon që t’i ndjekë ata për ju. Përveç shërbimeve që u përmendën, Chime mbështet po ashtu Quora, Stackoverflow, Reddit, Github dhe Foursquare.

Sa herë që vjen një njoftim i ri, do të shihni një njoftim “alarm” në desktop, të ngjyrosur që ju tregon në çast se nga cili shërbim vjen ai. Ky alarm përfshin po ashtu edhe një pjesëz të vogël me tekst që ju mundëson të dini nëse është diçka që duhet ta shikoni menjehere, si titulli i emailit që vjen ose teksti për një përgjigje në Twitter ose njoftim në Facebook.

Duke klikuar në butonin për shiritin me vegla të Chime do të shihni njoftimet e reja dhe të palexuara. Por ju gjithmonë mund të zgjidhni të shihni të gjitha njoftimet që vijnë nga shërbimet e mbështetura duke klikuar “Te gjitha njoftimet”, duke hapur në këtë mënyrë historikun e njoftimeve tuaja. Ju mund të mbani të hapur menunë Chime për t’i parë njoftimet ndërkohë që mbërrijne, ose t’a mbyllni dhe ta lini te bëjë punën e vet.

6 mënyra të thjeshta si ta bëni uebfaqen tuaj Tablet-Friendly

Chime për momentin është në beta publike, por është mjaft premtues. Më e mira nga të gjitha, ky aplikacion funksionin tërësisht në formë lokale dhe të gjitha informacionet për njoftimet dhe qasjen tuaj rrinë në kompjuterin tuaj – nuk dërgohen në cloud apo diku tjetër, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni për palë të treta midis kompjuterit tuaj dhe shërbimeve ku punoni. Mund te vizitoni faqen kryesore për të lexuar më tepër për aplikacionin ose të regjistroheni dhe të jeni të përditësuar me zhvillimet e dites.

Për të filluar, klikoni lidhjen këtu për ta instaluar atë dhe për ta provuar. Ai funksionon gjithandej ku funksionon edhe shfletuesi Chrome. (PC World Albanian)

chime

Lajmet e fundit>