Harduer

“Chiplet”, E ardhmja e teknologjisë së qarqeve elektronike

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
“Chiplet”, E ardhmja e teknologjisë së qarqeve elektronike

Kompania Xerox po punon aktualisht në qendrën e kërkimeve Palo Alto për prodhimin e një teknologjie të re të quajtur “Xerographic microassembly”.

Teknologjia do të bazohet në idenë e printimit me lazer dhe në një të ardhme mund të shndërrohet në mënyrën më efiçente për sigurimin e qarqeve për produktet elektronike.

Teknologjia funksionon nëpërmjet copëtimit të pjesëve prej silikoni dhe më pas i bashkon ato si një “bojë” fizike.

Pasi të jetë prodhuar boja dhe të jetë gati për përdorim, Xerox përdor të njëjtën teknologji që përdoret nga printeri me lazer për vendosjen e bojës mbi letër duke “printuar” kështu qarqet e pajisjeve.

Teknologjia përdor fusha elektrike që krijohen nga elektroda për tu siguruar që të gjitha qarqet vendosen në pozicion korrekt.

Copëzat e vogla prej silikoni të quajtura “chiplets” mund të jenë gjithçka që prej mikroproçesorëve deri tek kujtesa kompjuterike.

Kjo është një mënyrë komplet ndryshe nga ajo që përdoret në ditët e sotme për prodhimin e qarqeve elektronike.

Xerox ofron një zgjidhje që e thjeshtëson procesin dhe është kosto efektive. Megjithatë teknologjia është akoma në hapat e para të testimit dhe nuk do të ofrohet në treg në një të ardhme të afërt. (PCWorld Albanian)

chiplet

Tags >

Xerox
Lajmet e fundit>