Analiza

Chitika: Adoptimi i iOS 7 është rreth 90 %

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Chitika: Adoptimi i iOS 7 është rreth 90 %

U.K.-iOS-7-adoption-rate-is-90-topping-North-America-and-AustraliaSipas rrjetit të reklamave mobile Chitika, 89.7 % e përdoruesve aktive të iPhone-ve në Britani tashmë kanë të instaluar iOS 7 në pajiset e tyre. Kjo është e barabartë me përqindjen e përdoruesve të iPhone-ve në Amerikën e Veriut që përdorin të njëjtin version të platformës mobile.

Në Australi 86.3 % e përdoruesve të iPhone kanë iOS 7 në smartfonët e tyre. Në përgjithësi, Britania qëndron në krye e ndjekur nga SHBA-ja përsa i përket adoptimit të iOS 7 kjo falë 87 % e përdoruesve të iPad-eve në këtë shtet që kanë njëkohësisht iOS 7 të instaluar.

iPad-ët me iOS 7 përbëjnë 84.7 % të pajisjeve në SHBA, ndërsa kjo statistikë në Australi është 83.3 %. Chitika beson se publiciteti negativ lidhur me Apple Maps mund të ketë ndikuar në uljen e përqindjes së përditësimeve.

Në dhjetor të vitit 2012, policia Australiane paralajmëroi motoristët që të mos përdorin Apple Maps në disa rajone të vendit. Disa udhëtar që kanë tentuar të udhëtojnë në Mildura kanë përfunduar në disa rajone të rrezikshme të Outback duke qëndruar për mëse 24 orë pa ushqim, ujë dhe shërbim telefonik.

Njërit prej tyre i është dashur të ecte me orë të tëra për të gjetur sinjal telefoni dhe kërkuar ndihmë. Të dhënat e përdorura nga Chitika janë të bazuara në përqindjen e trafikut në reklamat e saj në çdo version të iOS. Herët këtë muaj Apple zbuloi iOS 8 në konferencën WWDC. Ata që janë të riregjistruar si zhvillues tek Apple mund të instalojnë një version Beta të iOS 8 tashmë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>