Analiza

Christian Bale do të luajë rolin e Steve Jobs në filmin e ardhshëm të Aaron Sorkin

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Christian Bale do të luajë rolin e Steve Jobs në filmin e ardhshëm të Aaron Sorkin

574a09876f8255ac20e61baae84cccaf974f6ef2Shkrimtari Aaron Sorkin konfirmoi se aktori amerikan Christian Bale do të luajë rolin e të ndjerit Steve Jobs në një film të ardhshëm që është më shumë si një biografi për krijuesin e Apple.

Shkruesi i ‘The West Wing’ deklaroi për Bloomberg se nuk ishte zhvilluar një audicion për gjetjen e aktorit kryesor, thjesht ata donin aktorin më të mirë dhe gjetën Chris Bale. Sorkin u shpreh se Bale ka më shumë fjalë për të thënë në këtë film se sa ç’mund të thoshte një aktor tjetër në tre filma bashkë dhe kush tjetër përveçse atij do mund ta menaxhonte më mirë një film kaq të vështirë.

Sorkin është i njohur dhe për filmat e tij të mëparshëm që kanë rezultuar të suksesshëm si: The Social Network dhe MoneyBall. Aktualisht ai po punon mbi një biografi të Steve Jobs për Sony Corp. Ky film do të fillojë të regjistrohet në muajt e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>