Softuer

Chrome 12 me mbrojtje dhe përshpejtim harduerik

Jun 9 2011
0 Shpërndarje
Chrome 12 me mbrojtje dhe përshpejtim harduerik

Nëse nuk dëshironi që të prisni, ju mund të instaloni verisonin e ri që tani, duke klikuar këtu. Shumë nga ndryshimet në versionin e ri përqëndrohen në siguri. Teknologjia e Lunndrimit të Sigurtë në Chrome është përditësuar për të ofruar pak mbrojtje nga sulmet keqdashës dhe do të jenë në gjendje që të gjejnë këso sulmesh në skedarë. Në këtë moment, Google nuk ka bërë ndonjë deklaratë të veçantë për këtë mbrojtje të re të vendosur.

Përveç mbrojtjes nga sulmet keqdashës, janë bërë edhe disa shtime në objektet lokalë Flash të shkëmbyer. Kjo e bën të mundur për përdoruesit mundësinë për t’i fshirë cook-it e Flash-it, një çështje e cila më parë mund të kryhej vetëm duke përdorur aplikacionin online të Adobe-it.

Jo të gjitha përditësimet janë për të mbrojtur përdoruesit, por sidoqoftë – disa janë për të shtuar argëtimin. Chrome 12 është duke paraqitur përshpejtimin harduerik për shndërrimet 3d CCS. Kjo oforn një tjetër mundësi të përshpejtimit harduerik për të dërguar media tek përdoruesit. Google ka një demonstrim për këtë.

Ashtu siç është pritur, versioni i ri përfshin edhe disa arnime të vrimave dhe një numrave të përmirësimeve. Për shembull, përdoruesit tani mund të lëshojnë aplikacionet e shfletuesit Chrome duke shkruar titullin e tyre në omnibox./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>