Lajmet

Chrome 59 sjell njoftimet e integruara në macOS, në platformat mobile një Javascript të ri

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Njoftime e Chrome në macOS filluan të zhvilloheshin që nga viti e kaluar dhe ishin më pranë se kurrë gjatë Majit me versionin Beta të Chrome 59. Chrome 59 sjell njoftimet e integruara në macOS, në platformat mobile një Javascript të ri

Google publikoi Chrome 59 me njoftimet e integruar në macOS dhe Dizajnin Material në konfigurimin e shfletuesit.

Chrome 59 është i disponueshëm në Windows, Mac dhe Linux por ky version më së shumti është fokusuar në Qendrën e Njoftimeve të desktopëve Apple.

Njoftime e Chrome në macOS filluan të zhvilloheshin që nga viti e kaluar dhe ishin më pranë se kurrë gjatë Majit me versionin Beta të Chrome 59.

Së shpejti pritet të njoftimet e Chrome të integrohen edhe në njoftimet e Windows. Dy vite më parë zhvilluesit e Chromium refuzuan mbështetje për Qendrën e Aksionit në Windows 10. Edhe pse nuk ka një datë fikse, ekipi zhvillues tha se ishin shumë të interesuar për diçka të tillë.

Chrome 59 gjithashtu sjell “Headless Chromium,” një funksionalitet i cili mund të përdoret për testimin e ueb aplikacioneve me mjetet Selenium.

Së fundit Google solli dizajnin material në faqen e konfigurimit të Chrome. pamja është më e pastër dhe shoqërohet nga një kuti kërkimi për të gjetur konfigurimin që po kërkoni.

Ndër të tjera Chrome 59 sjell 30 rregullime sigurie, 16 prej të cilave janë raportuar nga hulumtues të palëve të treta. Me këtë përditësim Google pagoi raportuar 23,500 dollar. Pagesa më e lartë shkoi për Qihoo 360 prej 7,500 dollarësh.

Në platformat mobile Chrome 59 sjell një përditësim në motorin e Javascript-it që do të thotë se faqen hapen më shpejt dhe përdorin më pak memorje. Sipas Google Chrome në platforma mobile tashmë hap faqet 10-20% më shpejt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>