Lajmet

Chrome 60 sjell mbështetjen për Touch Bar në MacBook Pro

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Chrome është më shumë sesa një shfletues: me mbi 1 miliard përdorues, është një platformë madhore të cilën zhvilluesit e uebit duhet ta kenë në konsideratë. Chrome 60 sjell mbështetjen për Touch Bar në MacBook Pro

Google lançoi Chrome 60 për Windows, Mac dhe Linux. Veçoria kryesore është mbështetja për panelin Touch Bar në laptopët MacBook Pro.

Ndërsa veçori të tjera të reja janë: Paint Timing API, CSS font-display, dhe përmirësime të Credential Management API.

Në versionin më të fundit të Chrome mund të kaloni përmes përditësuesit të heshtur të shfletuesit ose duke shkarkuar direkt nga google.com/chrome.

Chrome është më shumë sesa një shfletues: me mbi 1 miliard përdorues, është një platformë madhore të cilën zhvilluesit e uebit duhet ta kenë në konsideratë.

Madje me funksionalitetet e reja që vinë çdo ditë, zhvilluesit duhet të sigurohen se po përfitojnë nga avantazhet që ofron shfletuesi.

Së pari në macOS përdoruesit tashmë mund të ndryshojnë ndërfaqen e Touch Bar. Mjafton të hapin Menunë e shfletuesit të klikojnë View dhe më pas Customize Touch Bar.

Aty mund të heqin dhe të shtojnë butona, të aplikojnë cilësimet e shkëlqimit dhe volumit së bashku me shkurtesat specifike të Chrome.

Me Paint Timing API Chrome do të u japë zhvilluesve më shumë informacion rreth performancës së hapjes së faqeve. Me CSS font-display ata mund të përcaktojnë se kur përmbajtjet me tekst të një faqeje do të shfaqen ndërsa shkarkojnë fontet.

Chrome shtynte shfaqjen e tekstit deri në shkarkimin e fontit dhe në një lidhje të dobët, mund të vonohet goxha hapja e përmbajtjes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>