Lajmet

Chrome 68 mbështet njoftimet e Windows 10-ës

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Mbështetja do të jetë e disponueshme për 50% të përdoruesve të Chrome 68 dhe në ditët në vijim do të ofrohet për të gjithë. Chrome 68 mbështet njoftimet e Windows 10-ës

Google do të përditësojë këtë javë Chrome për Windows i cili ofron mbështetje për qendrën e njoftimeve në Windows 10.

Ky funksion është testuar prej disa muajsh, që do të thotë se njoftimet e Chrome do të shfaqen direkt në Windows 10 Action Center.

Mbështetja do të jetë e disponueshme për 50% të përdoruesve të Chrome 68 dhe në ditët në vijim do të ofrohet për të gjithë.

Gjithashtu njoftimet e Chrome do të përshtaten me Windows 10 Focus Assist i dizajnuar për të “heshtur” njoftimet kur jeni duke luajtur.

Tashmë përdoruesit e Chrome janë në pritje të funksionit Windows 10 Timeline. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>