Lajmet

Chrome Beta për Android përditësohet me pamjen e Material Design

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Chrome Beta për Android përditësohet me pamjen e Material Design

pngbase64f0af219c77fb39c3-730x709Google përditësoi shfletuesin e saj Chrome Beta për Android ditën e djeshme me elementet e Material Design. Pak ditë më parë në këtë ristrukturim dizajni kaloi Play Store, ku PCWorld Albanian publikoi një artikull lidhur me këtë ndryshim. Gjithashtu ky version i Chrome bën të mundur që kredencialet e identifikimit të vendosen automatikisht në Gmail, Maps, Search dhe uebfaqet e tjera të Google.

Me versionin më të fundit të instaluar ju mund të aksesoni menunë duke klikuar butonin që prezantohet nga tre pika të vendosura vertikalisht. Aty do të gjeni opsionet të ndryshme si dhe cilësimet. Google gjithashtu do të mbajë mend kodin tuaj për llogari të shumëfishta për të aksesim të shpejtë. “Duke pasur llogaritë tuaja një klikim larg, bookmark-et, kodet, dhe të tjera përmbajtje të Chrome do të mbahen të sinkronizuara përmes pajisjeve duke përdorur llogarinë që ju përzgjidhni”, tregoi kompania në një postim në blog.

Nëse asnjëra nga këto nuk u duket e veçantë, atëherë Google premton disa përmirësime vizuale të ndërfaqes që do të inkorporojë filozofinë Material Design. Kjo nuk është një versioni i plote i asaj çfarë presim të shohim në Android L, por është vetëm një pamje e shkurtër e asaj çfarë po vjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>