Lajmet

Chrome beta përshpejtohet pas përditësimit të fundit

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Chrome beta përshpejtohet pas përditësimit të fundit

Në përditësimin e fundit të Chrome beta që u lançua vihet re rifokusimi tek rritja e shpejtësisë nëpërmjet menaxhimit të memories si dhe përmirësimit të HTML 5 dhe versionit off line.

Google raportoi se përmbajtja e uebfaqeve ngarkohet në Chrome 27 beta për Windows, Mac dhe Linux 5% më shpejt se zakonisht për shkak të mënyrës së menaxhimit të burimeve nga shfletuesi.

Organizuesi i burimeve i jep më tepër prioritet burimeve kritike ndaj përmbajtjes së ngarkuar më parë.

Forma e kalendarit duket më e pastër dhe më e organizuar pasi tani përdoret kodi i HTML5 për vendosjen e orës dhe datës. WebRTC, WebReal-Time Communication përmirësohet akoma më tepër në këtë version të përditësuar pasi mund të vendoset audio live në Web Audio API. Kjo vlen vetëm për versionin e Windows dhe të Mac.

Chrome 27 beta përfshin një API të ri sinkronizimi FileSystem që lejon zhvilluesit të sinkronizojnë të dhënat e aplikacioneve. Kjo do të mundësojë përmirësimin e përdorimit off line të aplikacioneve ueb për Chrome.

Gjithashtu janë përmirësuar mjetet e zhvilluesve pasi që tani e tutje do të kenë mundësi të përshtatin mënyrën e shfaqjes së tyre. (PCWorld Albanian)

Chrome-extensions

Lajmet e fundit>