Analiza

Chrome del në vendin e tretë në SHBA

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Chrome del në vendin e tretë në SHBA

Sipas një studimi të kryer nga kompania analizuese e uebit StatCounter, del se Chrome ka tejkaluar Safari-në gjatë vikendit që shkoi, dhe tani ka një pjesëmarrje prej rreth 8.97 për qind të pjesëmarrjes së përgjithshme të shfletuesve në SHBA. Menjëherë pas tij vjen Safari me 8.88 për qind.

Internet Explorer dhe Firefox ende dominojnë pjesëmarrjen, ku IE ka 52 për qind ndërsa Firefox ka 28.5 për qind, duke llogaritur këtu të gjitha versionet përkatëse të këtyre shfletuesve.

Jashtë SHBA-së, Chrome ka tejkaluar Safari-në kaherë, dhe tani ka një pjesëmarrje prej 9.4 për qind, krahasuar me 4 për qind të Safari. Kjo ndoshta është edhe si rezultat i numrit të gjuhëve që përkrahin këto dy aplikacione. Safari ofrohet në 16 gjuhë, kurse Chrome në anën tjetër ofrohet në tre herë më shumë gjuhë të botës.

StatCounter ka theksuar se rezultatet e saja i ka bazuar në një analizë të bërë me mbi 3.6 miliard shikime të faqeve, 874 milion prej tyre të bazuara në SHBA.

Lajmet e fundit>