Lajmet

Chrome dhe Firefox i shpallin luftë lidhjeve të pasigurta HTTP

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Lufta ndaj uebfaqeve të pasigurta ka filluar dhe Google së bashku Mozilla po marrin hapin e parë duke paralajmëruar përdoruesit. Chrome dhe Firefox i shpallin luftë lidhjeve të pasigurta HTTP

Në përditësimet më të fundit të shfletuesve Chrome dhe Firefox (versionet 56 dhe 51 respektivisht), përdoruesit do të paralajmërohen se po dërgojnë informacion personal kur ato po përdorin lidhjet e pasigurta HTTP – dhe jo protokollet më të sigurtë të HTTPS.

Këto paralajmërime janë ekzistent tashmë në versionet beta të këtyre shfletuesve, por tani ato do të arrijnë të gjithë përdoruesit.

Në Firefox 51, të debutuar këtë javë, Mozilla ka shtuar një ikonë kyçi në ngjyrë gri me një vijë të kuqe përmes në sajtet HTTP që  i kërkojnë përdoruesve fjalëkalime.

Më parë, shfletuesi thjesht nuk tregonte ndonjë ikonë në këto raste, por tregonte ikonën e një kyçi jeshil kur kishte lidhje HTTPS.

Nëse klikoni ikonën, paraqitet një mesazh që i tregon përdoruesve se informacioni i vendosur në këtë faqe është në rrezik.

Chrome 56, që do të debutojë në ditët e ardhshme, paralajmërimi është më këmbëngulës dhe paraqitet jo vetëm në sajtet HTTP që kërkojnë informacione llogarie, por edhe për informacione kartash krediti. Njësoj si Mozilla, Google nuk i paraqiste lidhjet HTTP si të pasigurta në versionet e mëparshme të shfletuesit.

Google tha përdoruesit thjesht nuk e vënë re mungesën e ikonës së sigurisë. Ato planifikojnë që në versionet e ardhshme ti paraqesin të gjitha faqet që përdorin HTTP si të pasigurta, dhe të ndryshojnë ikonën e sigurisë së HTTP në një trekëndësh të kuq që ato e përdorin për lidhjet e prishura HTTPS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>