Analiza

Chrome dhe Firefox shtojnë mbështetjen për realitetin virtual

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Chrome dhe Firefox shtojnë mbështetjen për realitetin virtual

chromefirefox_iconsShfletuesit Mozilla Firefox dhe Google Chrome janë duke planifikuar për të shtuar veçori speciale në mënyrë që të mbështesin realitetin virtual në shërbimet e tyre. Kjo do t’ju mundësojë poseduesve të pajisjes Oculus Rift që ta shfletojnë uebin në një mënyrë më të thellë online.

Brandon James nga Google shpjegoi se si zhvilluesit e uebfaqeve do të mund të përfshinin e veçoritë e realitetit virtual në uebfaqet e tyre që do t’iu mundësonin përdoruesve që ta përjetojnë përmbajtjen, sikur që bëhet provimi i rrobave për shembull. Ai përmendi mundësitë e tjera që përfshijnë visualizimin e të dhënave, programet edukative, paraqitja e hartave dhe përvoja të tjera të ngjashme. Realiteti virtual po ashtu hap horizontet e gjera për implementim të lojërave online.

Një ndërtim i hershëm i Chrome, Chromium, është shtuar me mundësi të reja për realitetin virtual në mënyrë që të testojë veçoritë testuese dhe të arnojë ndonjë vrimë. Pasi është në fazën e hershme të testimit, mund të kalojë një kohë përpara se të lëshohet një version i qëndrueshëm në Chrome për të gjithë përdoruesit e tjerë.

Lidhjet janë ofruar online për ata që kanë harduerë dhe që duan ta provojnë teknologjinë. Në anën tjetër, Vladimir Vukicevic shkroi për përpjekjet e Mozilla-s me përparimet e realitetit virtual për të shtuar mbështetjen e tyre në ueb. Në këtë postim, Vukicevic diskutoi për vargun e gjerë të mundësive të përvojave që mund të krijohen dhe të ndahen mes përdoruesve të uebit.

Shërbimet e realitetit virtual në shfletues të uebit mund ta ofrojnë një platformë si për argëtim, ashtu edhe për produktivitet, brenda të njëjtit shfletues. Derisa kjo teknologji e re është ende në fazën e vet të hershme të zhvillimit, tregu i teknologjisë vetëm mund ta imagjinojë kombinimin e harduerit të realitetit virtual me internetin dhe se si kjo do të bëjë revolucion në lidhjet online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>