Lajmet

Chrome e bën më të lehtë shkarkimin e faqeve për lexim offline

May 9 2017
0 Shpërndarje
Tani me versionin më të fundit të Chrome në Android Google e bëjë edhe më të lehtë ruajtjen e faqeve për ti lexuar edhe kur jeni offline. Chrome e bën më të lehtë shkarkimin e faqeve për lexim offline Photo Source: IDG

Pavarësisht sesa të shpejtë bëhen telefonët tanë, ato shpesh kufizohen në këtë drejtim sipas rrjetet tona celulare. Tani Google po ndërmerr hapat e nevojshëm për që interneti të mos jetë problem për punën tuaj me telefonin.

Vitin e kaluar Chrome erdhi me një buton shkarkimi me të cilin mund të ruani uebfaqet kur është shkëputur internet. Gjigandi i motorit të kërkimit thotë se 45 milion faqe janë shkarkuar do javë me këtë funsionalitet.

Tani me versionin më të fundit të Chrome në Android Google e bëjë edhe më të lehtë ruajtjen e faqeve për ti lexuar edhe kur jeni offline.

Në vend që të hyni në menunë e shfletuesit për të kërkuar butonin e shkarkimit tashmë do të merrni opsionin në fjalë saherë që mbani të shtypur për një kohë të gjatë lidhjen. Gjithashtu do të jetë më e lehtë kërkimi i faqeve të ruajtura si dhe Chrome do të tregojë shkarkimet më të fundit për akses më të shpejtë.

Shkarkimet mund ti menaxhoni dhe shikoni nga faqja e shkarkimeve të përgjithshme. Por më e mira e gjithë kësaj është opsioni i ri i cili kur ju shfaqet “dinozauri i mungesës së internetit,” bën të mundur shkarkimin e faqes menjëherë.

Versioni i ri i Chrome është i disponueshëm në Android. Nëse nuk dëshironi të prisni derisa të shfaqet në Play Store, atëherë shkarkojeni nga APKMirror. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>