Lajmet

Chrome nuk do të lejojë instalimin e funksionalitete shtesë jashtë Chrome Web Store

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Chrome nuk do të lejojë instalimin e funksionalitete shtesë jashtë Chrome Web Store

Duke filluar që prej muajit janar e në vazhdim, shfletuesi Google Chrome nuk do të lejojë përdoruesit të instalojnë funksionalitete shtesë (extensions) që nuk përfshihen në Chrome Web Store.

Google ka marrë së fundmi edhe disa masa të tjera përsa i përket shmangies së funksionaliteteve të dëmshme përfshirë këtu shtimin e paralajmërimeve dhe çaktivizimin e instalimeve të funksionaliteteve në heshtje (pa dijeninë e përdoruesit).

Kompania ka vendosur të shtojë edhe këtë masë sigurie për Windows si rezultat i ankesave të përdoruesve të këtij sistemi mbi numrin e madh të funksionaliteteve të dëmshme që instalohen në shfletuesin që ata përdorin.

Duke qenë se këto funksionalitete të dëmshme ruhen virtualisht jashtë Chrome Web Store, Google ka marrë vendimin të mos lejojë më instalimin e funksionaliteteve nga palët e treta.

Ata zhvillues që dëshirojnë të migrojnë në Web Store duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e vendosura nga Google. Pjesa më e madhe e zhvilluesve të funksionaliteteve për shfletuesin Chrome e përdorin Chrome Web Store prandaj nuk do e kenë shumë të vështirë.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë për t’u regjistruar është pagesa prej 5 $. (PCWorld Albanian)

google-chrome-cookies

Lajmet e fundit>