Lajmet

Chrome ofron parashikim të motit në kohë reale

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Chrome ofron parashikim të motit në kohë reale

Të gjithë neve na rastis që të hapim shumë faqe në shfletues, dhe në të njëjtën kohë, hapja e shumë dritareve na duket shumë bezdisëse. Andaj, paraqitja e shtojcës Currently në shfletuesin Chrome, e cila tregon parashikimin e motit në kohë reale është një gjë shumë e mirëseardhur. 

Shtojca Currently ofron parashikim katërditor të motit dhe kohën. Ai nuk paraqet motin në orë të caktuara, apo ndonjë veçori tjetër të ngjashme të këtillë, por dizajni i vet minimal nënkupton që ai hapet menjëherë. Nëse keni nevojë t’ju qaseni faqeve më të vizituara, ose aplikacioneve, të cilat paraqiten zakonisht në faqen e tabit të ri, ju mund të klikoni ikonën e vogël në këndin e Currently për t’u rikthyer tek faqja e zakonshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>