Lajmet

Chrome OS 20, përkrahë Google Drive dhe Offline Docs

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
Chrome OS 20, përkrahë Google Drive dhe Offline Docs

Google ka lajmëruar për lansimin e OS 20, sistemi operativ për Chromebook. Ky azhurnim që do të bëhet sjell Google Drive si dhe Google Docs.

Ky azhurnim gjithashtu bënë të mundur edhe ndreqjen e disa prishjeve që ishin të pranishme në versionet paraprake.

Përdoruesit e vjetër të Chrome OS të cilët ende e kanë origjinalin, do të jenë të lumtur të dëgjojnë se Google do të sjell AURA UI në modelet Cr-48. Aura UI i ofroi Chrome një ndryshim të konsiderueshëm, duke e bërë ndërfaqen e saj të njëjtë me atë të një desktopi.

Me ridizajnimin e saj, Google me sa duket është e interesuar ta pozicionojë sistemin e vet operativ nga një shfletues për tastierë në një sistem operativ tradicional desktopi.

Disa nda ndryshimet më të rëndësishme përfshijnë:

-Përkrahje për Google Drive

-Përkrahje për Google Docs Offline

-Azhurnim të Firmware për Chromebook në serinë 5550

-Azhurnim të Sandbook Pepper Flash

-Aura UI për Chromebook Cr-48

-Përmirësim në performansë

Ndryshimi në një drajver Open Source Touchpad pritet të rregullojë reagimin në kohë dhe vonesën e touchpad Cr-48. Ky azhurnim nga ana e Google pritet të vihet në punë gjatë ditëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>