Lajmet

Chrome për Android përditësohet me ndërfaqen e Material Design

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
Chrome për Android përditësohet me ndërfaqen e Material Design

chrome.android.37-100412511-primary.idgeGoogle gradualisht ka përmirësuar aplikacionet me filozofinë Material Design duke filluar që nga Google+ dhe kohët e fundit edhe shërbimin e hapësirës online Google Drive.

Tashmë Chrome për Android ka një ndërfaqe të re me Material Design që vjen nga Android L ku ky i fundit pritet të jetë i disponueshëm nga fundi i këtij viti.

Chrome 37 tashmë është i disponueshëm për tu shkarkuar që nga mbrëmja e ditës së premte. Së bashku me dizajnin e ri Chrome ka lëshuar edhe një raport ku thotë se tashmë nuk është e nevojshme të identifikoheni në shërbimet e Google nëse jeni të identifikuar në Google Chrome.

Në shfletuesin Chrome për Android do të vëreni më shumë animacione në butonat e menuve. Tashmë uebfaqja e tab-eve ka edhe një shirit kërkimi ku në momentin që ju filloni të shkruani ai zhvendoset në krye të ekranit.

Përdoruesit e Chrome Beta e kanë shijuar më parë dizajnin e ri të Chrome që nga muaji korrik ngaqë Google teston veçori përpara se ti kalojë në versionin e qëndrueshëm të shfletuesit.

Së bashku me dizajnin e ri vijnë edhe disa rregullime gabimesh dhe përmirësime të përformancës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>