Lajmet

Chrome për iOS i përditësuar integrohet më tepër me aplikacionet e Google

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Chrome për iOS i përditësuar integrohet më tepër me aplikacionet e Google

Menjëherë pas lançimit të ndërfaqes së re të Google Maps kompania ka vendosur të ofrojë për përdoruesit edhe versionin e përditësuar të Google Chrome për iOS.

Risia e këtij versioni qëndron në integrimin e shfletuesit me aplikacionet e tjera të Google që ju mund të keni në iPhone, iPod Touch apo iPad si p.sh: Maps, YouTube, Drive dhe Google +. Për të qartësuar më tepër mënyrën e funksionimit po përmendim një shembull të shkurtër.

Në qoftë se përdoruesi do të klikojë në një link të caktuar në Maps ky aplikacion do të hapet brenda shfletuesit duke ofruar kështu një eksperiencë më të kënaqshme për përdoruesit.

Për të aktivizuar këtë funksionalitet hapni Chrome dhe kaloni në menunë Settings. Aty klikoni Google Apps dh tek faqja që do të hapet thjesht klikoni mbi aplikacionet që dëshironi të aktivizoni.

Një opsion i ri ka të bëjë me thjeshtimin e logimit në llogarinë tuaj Gmail. Në rast se përdoruesi është loguar nëpërmjet Chrome atëherë logimi në aplikacionet e Google mund të realizohet me një klikim të vetëm.

Ky përditësim ofron gjithashtu për përdoruesit mundësinë e kontrollit të historikut të shfletuesit si dhe mundësinë për të naviguar në ekran të plotë tek iPad-ët.

Google ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të ofrojë një shërbim të ri që mundëson kompresimin e të dhënave gjë që do të përshpejtojë hapjen e faqeve ueb. (PCWorld Albanian)

chrome for iphone

Lajmet e fundit>