Softuer

Chrome po shënon ngritje, IE po zbret

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Chrome po shënon ngritje, IE po zbret

Internet Explorer i Microsfot, sipas ndërmarrjeve Net Applications dhe StatCounter, është duke vazhduar rënien e vet si një guri që bie nga lart, derisa Chrome vazhdon të ngritët lart. Në fakt, StatCounter ka Chrome 15, tani Chrome 16, falë përditësimit automatik të shfletuesit, i cili është duke u bërë versioni më i popullarizuar i shfletuesit.

Edhe sipas llogaritjeve të bëra nga Net Application, Internet Explorer ka rënë në rënie të re prej 51.9%. Në bazë të numrave të tyre, Internet Explorer ra më shumë se shtatë pikë gjatë vitit të kaluar. Nëse rënia vazhdon me këtë ritëm, deri në muajin mars, Internet Explorer do të bie nën 50%. Sipas statistikave të StatCounter, që vëzhon tregun botëror të shfletuesve, IE ka rënë nën 40% për herë të parë. StatCounter e llogarit praninë e IE-së në treg në vetëm 38.65%.

Roger Capriotti, i cili është kryetari i tregut të IE-së, i shkroi Net Applications për numrat përfundimtarë të vitit: Ne jemi të kënaqur të themi që IE9 … së shpejti do të marrë vendin e parë nga IE8 në Windows 7.” Capriotti nuk komentoi në rënien aq të madhe të statistikave për IE-në.

Në të njëjtën kohë, Chrome që së fundi tejkaloi Firefoxin, sipas matjeve të bëra nga StatCounter, goditi një cak të ri të numrave prej 19.1% të Net Application. Nëse Chrome vazhdon të rritet kështu, ky shfletues gjatë janarit ose muajit shkurt do të thyejë 20 për qindëshin. StatCounter e sheh Chrome me posedim të 27.27% të tregut.

Firefox, që së fundi bëri një marrëveshje me Google që do t’i sjellë gati një miliard dollarë në tre vitet e ardhshme, kishte 21.8% të tregut. Sipas llogaritjeve të Net Applications, Firefox do të dalë në vendin e tretë gjatë muajit mars. StatCounter, natyrisht, tashmë e ka Firefoxin në vendin e tretë, por numrat tregojnë që ky shfletues me burim të hapur ka fituar një ngritje për 0.04% gjatë muajit dhjetor, për dallim nga përdorimi i tij gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

StatCounter e ka Safarin e Apple në vendin e katërt dhe parashikohet që do të arrijë 6% të tregut deri  në fund të këtij viti, derisa Opera ka vetëm 1.98% të tregut. Net Applications i ka vendosur ata në pozitë të njëjtë,  ku Safari për momentin ka 4.97%, ndërsa Opera ka 1.66% të tregut./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>