Softuer

Chrome tani edhe për Android

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
Chrome tani edhe për Android

Shfletuesi i ri, për dallim nga shfletuesi i zakonshëm për Android, është i gatshëm në tregun e aplikacioneve për Android kështu që njerëzit nuk duhet të presin që prodhuesit e pajisjeve ta sjellin atë aplikacion në sistemin e tyre operativ Android. Por besueshmëria e tij në ndërfaqet e reja me përshpejtim harduerik nënkupton që ai funksionon vetëm në Ice Cream Sandwich, që përveç smartphone-it Galaxy Nexus të Samsung që doli gjatë vitit të kaluar mbetet një sistem i rrallë.

Chrome për Android përfshin versionin V8 për desktop të makinës JavaScript, mund të përdroet edhe duke e kontrolluar me gjestikulacione për lëvizje përgjatë shumë tabeve, sinkronizohet me versionin për desktop dhe nuk i përfshin shtojcat si Flash Player të Adobe Systems dhe Native Client të Google. Me punën dhe veçoritë, Google pret që përdoruesit e Android do ta rrisin aktivitetin e tyre me shfletues./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>