Analiza

Chrome tejkalon Safarin

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
Chrome tejkalon Safarin

Shfletuesi i Google, Chrome kohë më parë ka shpalosur beta versionin e saj për Mac OS X dhe Linux, por të dhënat e reja nga Net Applications tregojnë se shfletuesi ka përfituar një përqindje serioze në mes të përdoruesve të internetit: sipas të dhënave më të fundit, në dhjetor të vitit 2009 Chrome është bërë shfletuesi i tretë më i popullarizuar në internet për sa i përket pjesëmarrjes së shfrytëzimit, duke tejkaluar shfletuesin Safari të Apple.

Net Applications ka gjetur se të gjitha versionet e Internet Explorer kapin diku rreth 62.7% të tërë tregut të shfletuesve anembanë botës, kurse Mozilla me shfletuesin e vet Firefox kap diku rreth 24.6% të tregut botëror. Në vendin e tretë, renditet Chrome me 4.6%, që paraqet një ngritje relativisht të mirë në krahasim me 3.9% që kishte para muajit të llogaritur, përkatësisht një rritje prej muaji-në-muaj prej pothuajse 18%.

Megjithëse në këtë ngritje ka ndikuar popullariteti rishtas i formuar i këtij shfletuesi tek përdoruesit e Mac OS X që kanë ndërruar shfletuesin e tyre Safari, prapëseprapë një gjë e tillë nuk mund të qëndrojë pasi që edhe vetë pjesëmarrja në treg e Safari-it ka pësuar një rritje prej 4.4 deri në 4.5% prej muaji në muaj dhe Chrome ende nuk përkrah zgjerimet e shfletuesve në Mac OS X.

Figurat e Net Applications tregojnë gjithashtu për një erozion të pjesëmarrjes dominuese në treg  të Internet Explorer, e cila ka rënë nga 63.6% në 62.7% prej muaji në muaj. Megjithatë, Firefox gjithashtu ka vërejtur një rinie prej muaji në muaj, duke rrëshqitur nga 24.7% në nëntor në 24.6% në dhjetor.

Lajmet e fundit>