Softuer

Chrome 7 me përshpejtim grafik

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Chrome 7 me përshpejtim grafik

”Në bërthamën e saj, kjo punë grafike bazohet në një proces të ri (po një proces tjetër) i quajtur GPU proces” shpjegon Google. “Procesi GPU pranon komandat grafike nga procesi i përpunimit dhe i shtynë ato në OpenGL apo Direct3D (përmes ANGLE). Normalisht, proceset e përpunimit nuk do të duhej të ishin në gjendje të qasen në këto API, kështu që procesi GPU punon në një sandbox të modifikuar. Duke krijuar një proces të specializuar si ky mundëson që Chromium sandbox të vazhdojë të ruaj sa më shumë që është e mundur; procesi i përpunimit nuk është ende në gjendje të qaset në API-të grafike të sistemit dhe procesi GPU përmban më pak logjikë”.

Shumica e përmbajtjeve të zakonshme, sikurse që është teksti dhe imazhet, janë ende të përpunuara në CPU para se të ofrohen tek kompozuesi për shfaqej finale. Por për përmbajtjet e ngarkuara me piksala, sikurse që janë video shtresat, vihet në funksion GPU-ja dhe performon operacione siç është konvertimi i ngjyrave dhe zmadhimi i shaderëve. Dhe për shtresat që kanë elemente WebGL, ato mund të përpunohet tërësisht në GPU, thekson Google.

Nëse dëshironi të provoni GPU përshpejtim, mund ta provoni me versionet Dev dhe Canary të Chrome (Canary versionet mund të instalohen ndaras versionit të tanishëm që keni në kompjuter), megjithëse ju duhet që manualisht ta vëni në funksion. Për ta bërë këtë klikoni me të djathtën në shkurtesën e shfletuesit në desktopin tuaj dhe shtoni në fushën Target; –enable-accelerated-compositing. (shikoni imazhin e mëposhtëm).

Lajmet e fundit>