Softuer

Chrome 9 i rregullon punët me WebGL dhe Chrome Instant

Feb 5 2011
0 Shpërndarje
Chrome 9 i rregullon punët me WebGL dhe Chrome Instant

Tentimet e zhvillimit të Google mbi Chrome kanë qenë duke ecur para me një shkallë mbresëlënëse. Kompania është duke bërë versione të reja të shpeshta me veçori të reja dhe me stabilitet më të madh, duke evituar praninë e lëshimeve të mundshme. Veçoria që ia vlen të përmendet kësaj radhe më së shumti tek Chrome 9 është përkrahja për WebGL dhe Chrome Instant.

WebGL është një standard relativisht i ri që është shfaqur në vitin 2009 me përkrahjen e grupit Khronos. Ai ofron një bashkësi të API-ve JavaScript që pështjellin funksionalitetin e OpenGL ES, duke iu mundësuar zhvilluesve të përpunojnë grafika 3D në elementin e Canvas. Mozilla dhe Apple gjithashtu ka adoptuar standardin e ri dhe ka vendosur implementimet e tyre të veta. Google zyrtarisht përkrahë WebGL me një përpunim të përshpejtuar nga hardueri në Chrome 9. Për të testuar këtë veçori, provoni disa prej demove WebGL në ueb faqen Chrome Experiments.

Një veçori tjetër e rëndësishme në Chrome 9 është përkrahja për Chrome Instant, që është ekuivalenti i inovacionit për kërkim të menjëhershëm në Google. Gjersa shkruani një URL, mekanizmi i autokompletimit do të ngarkojë faqet. Kjo veçori është e integruar me shfletuesin, por nuk është e lëshuar si funksion standard. Përdoruesit që dëshirojnë diçka të këtillë duhet ta përshtatin duke ndryshuar një prej preferencave në panelin e kontrollit brenda Chrome.

Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin më të fundit të Chrome nga ueb faqja e Google. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>