Lajmet

Chrome kapërcen Safari-n

Dec 16 2009
0 Shpërndarje
Chrome kapërcen Safari-n

Net Applications përfton shifrat e sajë të përdorimit të shfletuesit web nëpërmjet gjurmimit të vizitorëve të faqeve web të rrjetit të sajë. Google Chrome zuri për herë të parë vendin e tretë në total, pas të parit, i cili i përket prej kohësh IE dhe vendit të dytë të zënë nga Mozilla Firefox për javën që sapo kaloi.

Megjithatë, 0.03 përqind më shumë se safari nuk është ndonjë shifër pas së cilës numd të mbahesh fort. Megjithëse Net Applications është ndër autoritetet më prestigjoze në dhënien e statistikave të tilla, përdorimi në botën reale dhe përqindjet rezultuese janë shpesh po aq të ndryshme sa të ndryshme janë dhe metodat e përftimit statistikor, dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me besnikërinë dhe seriozitetin e kompanisë që përpunon të dhënat

Lajmet e fundit>