Softuer

Chrome me një beta version të ri

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Chrome me një beta version të ri

Përdoruesit tani mund të shfrytëzojnë për së mbari Autofill për të kompletuar format që kërkojnë informata siç është emri, adresa, e-mail adresa dhe numri i kartelave të kreditit. Kompania gjithashtu ka përmirësuar ndërfaqen me një shirit më efikas, ka avancuar Omnibox-in dhe ka vendosur opsionet në një meny të vetme.

Aftësitë për sinkronizim janë zgjeruar për të përfshirë edhe bookmarks, preferencat, temat dhe shtojcat. Opsionet për sinkronizim i lejojnë përdoruesit të qasen në bookmarks dhe preferenca të tyre në çfarëdo kompjuteri që ka të instaluar Chrome dhe atë duke u kyçur vetëm me llogarinë e tyre në Google.

Përveç ndryshimeve në funksionalitet bazë, beta versioni më i ri i Chrome gjithashtu thuhet të jetë më i shpejtë sesa versionet e mëhershme. Google pretendon se beta versioni i ri është 15 për qind më i shpejtë në testimet SunSpider dhe V8, krahasuar me beta versionin e kaluar, kurse testi Mozilla Dromeao DOM Core tregon një përmirësim prej 64 për qind.

Beta versioni i ri i Chrome mund të shkarkohet drejtpërsëdrejti nga ky link në faqen e Google.

Lajmet e fundit>