Lajmet

Chrome OS: më shumë detaje mbi sistemin

Nov 20 2009
0 Shpërndarje
Chrome OS: më shumë detaje mbi sistemin

Sipas Google, shfletuesi i tyre Chrome ka gjeneruar rreth 40 milionë përdorues të cilët e përdorin atë si shfletues parësor dhe me Chrome që kaloi dhe në sisteme si Linux dhe Mac OS X, Google ka menduar të krijojë këtë version të Linux të frymëzuar tërësisht nga Chrome dhe aplikacionet web të tij.

Vërtetë Google Chrome OS është ndërtuar tërësisht rreth shfletuesit web të kompanisë. Për këtë arsye, ai përdor HTML 5 për të siguruar grafikën e pasur dhe tipare të tjera të programimit. HTML 5 është baza ku mbështeten grafika, luajtja e dokumenteve video dhe audio, ndarja e proceseve, lajmërimet, komunikimi në kohë reale dhe ruajtja e të dhënave – të gjithë faktorë kritikë për të ndërtuar mbi to lojrat dhe aplikacionet e produktivitetit.

Kompania është gjithashtu mjaft entuziaste për lëvizjet e fundit në tregun e netbookëve dhe tablet PC-ve, sepse ky treg ka hapur dyert për pajisje të lira me funksionalitet të plotë web, të përsosura për sistemin e ri të google dhe modelin e tij të bazuar në web app. Sistemi i ri është bazuar sipas Google në tri parime të thjeshta – “shpejtësi”, “thjeshtësi” dhe “siguri”.

Ndërkohë që shumë versione të linux përdorin desktope të shumëfishëta, Chrome përdor dritare të shumëfishëta – secila prej tyre në parim është një tab i shfletuesit. Çdo njësi e shfletuesit mund të ketë shumë dritare me aplikacione web të hapura njëkohësisht.

Ironikisht, konkurenca mund të prodhojë shumë aplikacione të cilat i shkojnë përshtat sistemit të Google, si p.sh. versioni Web App i Office 2010, i cili mund të jetë një shtysë më shumë për të kaluar në Chrome OS. Dritarja e shfletuesit ju lejon të aksesoni aplikacionet ashtu siç bëni në windows explorer.

Një tjetër zgjedhje intriguese e Google është se të gjitha modelet të markuara si “Chrome OS” do të kenë disqe SSD. Siç komentohet nga përfaqësues të kompanisë, qëllimi është të ofrojnë një ndjenjë sipërore të shpejtësisë, me një ndezje të çastit, si një TV.

Përveç modelit web, asnjë aplikacion tjetër nuk njihet apo besohet nga Chrome, kështu që mundësitë për kompromentimin e sistemit janë tepër të ulëta. Ndërkohë që kjo mbetet ende për tu parë në praktikë, dëshmitë e google rreth procesit të deritanishëm të zhvillimit janë qënë të pakëta, prandaj është vështirë të gjykohet mbi këtë aspekt.

Të dhënat në sistemin e ri ruhen si ‘read-only’ dhe mund të askesohen vetëm nga një numër i kufizuar aplikacionesh të cilat janë të verifikuara. Të dhënat e përdoruesit ruhen dhe përditësohen në cloud-in e Google, çka mund të jetë një mendim dhqetësues për disa persona. Megjithë shqetësimet e privacisë, kjo do të thotë gjithashtu se nëse humbisni laptopin, nuk do të humbisni dhe të dhënat tuaja.

Chrome do të prezantohet në sezonin e pushimeve 2010 sëbashku me netbookët shoqërues; tablet PC-të dhe laptopët do të ndjekin më pas. Demoja aktuale është ekzekutuar në një Eee PC, prandaj këto netbookë mendohet të jenë një ndër modelet e zgjedhura.

Lajmet e fundit>