Softuer

Chrome Web Store në tetor

Aug 18 2010
0 Shpërndarje
Chrome Web Store në tetor

Sipas të gjitha gjasave ky portal do të paraqitet gjatë tetorit dhe duket se në këtë kohë do të shohim edhe paraiqjtne e pajisjeve të para me bazë në Chrome OS.

Në bazë të raporteve të mëhershme, Google do të tu kërkojë zhvilluesve vetëm 5 për qind tatim shtesë për aplikacionet e tyre. Ky është një lajm mjaft i mirë pasi që shumica e dyqaneve për aplikacione kërkojnë gati 30 për qind për këtë privilegj.

Në demon e Google për Chrome Web Store, parashihet se ajo do të ofrojë një lokacion qendror për përdoruesit që dëshirojnë të gjejnë, shkarkojnë dhe blejnë përmbajtje drejtpërsëdrejti nga shfletuesi i tyre.
Google ka prezantuar versione me bazë në shfletues të Plants vs. Zombies, Lego Star Wars, Lemmings, dhe madje edhe një version të Quake II të përpunuar nga ekipi i këtij gjiganti. /pcworld.al

Lajmet e fundit>