Harduer

Chromebook-ët do të vijnë edhe në 9 shtete të tjera

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Chromebook-ët do të vijnë edhe në 9 shtete të tjera

1783613Cila është mënyra më e mirë për të prezantuar disponueshmërinë e sistemit operativ të ardhshëm në ChromeBook-ët e kompanisë Google në 9 shtete të reja, përveçse me një poemë? Epo zbulimi i disa detajeve të datave të lançimit ose se çfarë modelesh do të jenë të disponueshëm në çdo shtet do të kishte qenë ajo çfarë do të dëshironim më shumë, por në vend të kësaj Google ka konfirmuar se pajisjet e reja të kompanisë do të vijnë edhe në 9 shtete të tjera: Zelandë të re, Filipine, Norvegji, Danimarkë, Meksikë, Kili, Belgjikë, Spanjë dhe Itali.

Për të qenë transparentë, kompania citon në “vargjet” e saj për Meksikën dhe Kilin “mijëra aplikacione dhe përditësime automatike falas që nga dita e sotme” dhe se Belgjika, Spanja dhe Italia do të përfshihen në këtë promocion “në javët në vazhdim.”

Qartësisht, ekspansioni i disponueshmërisë së pajisjeve që përmbajnë sistemin operativ të Google atë Chrome OS është një hap i rëndësishëm për kompaninë në themelimin e konceptit të kompjuterëve të bazuara në Cloud për opinionin publik.

Ndërsa pajisjet me sistemin operativ Chrome OS tashmë po maturohen, shumë njerëz akoma e shohin si pengesë faktin se këta kompjuterë kërkojnë një linjë interneti të përhershme dhe aktive krahasuar me kompjuterët e zakonshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>