Harduer

Chromebook-ët e ri Samsung 11.6 inç dhe 13.3 inç do të jenë të disponueshëm nga 1 maj

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Chromebook-ët e ri Samsung 11.6 inç dhe 13.3 inç do të jenë të disponueshëm nga 1 maj

chromebook2-13_013_dynamic_titanium-gray-730x486Samsung ka njoftuar se pajisjet e reja Chromebook 2 të dizajnuara me material prej lëkure do të jenë të disponueshme në Britani duke filluar nga muaji maj i këtij viti. Versioni i pajisjes me ngjyre të zezë do të jetë i disponueshëm për blerësit në Britani nga dita e parë e muajit maj, por nëse ju kërkoni një model me ekran më të madh ose një version të bardhë të modelit 11.6 inç do t’iu duhet të prisni derisa rishitësit të kenë produktin më 12 maj.

Në SHBA, pajisjet kushtojnë 319.99 dollarë për modelet më të vogla dhe 399.99 dollarë për njësinë 13.3 inç Nuk ka asnjë konfirmim të veçantë për koston e pajisjeve në Britani, por janë vetëm disa informacione  të shpërndara nga një zëdhënës brenda kompanisë për 329 Paund për modelin 13.3 inç dhe 249 Paund për modelin 11.6 inç.

Përveç diferencës në çmim, ata ndryshojnë tek madhësia e ekranit ku modeli 13.3 inç është Full HD 1920 x 1080, ndërsa modeli tjetër me ekran 1366 x 786 pixel. Modeli më ekran më të madh ka po ashtu dyfishin RAM-it dhe një procesor pak më të shpejtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>