Harduer

Chromebook Pixel fsheh një sekret të Konami-t

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Chromebook Pixel fsheh një sekret të Konami-t

konamicodepixelGoogle zbuloi Chromebook-un e vet Pixel. Edhe pse “pseudo-noteboo-ku” ka një çmim prej 1300 $, nuk do të ndjeni se ajo nga çka përbëhet vlen sa Surface Pro dhe iPad mini, së bashku.

Gjithsesi pajisja ka një sens humori. Si çdo pjesë teknologjike, ajo i përgjigjet një kodi të Konami. Nëse vendosni kodin lart-lart-poshte-poshte-majtas-djathtas-majtas-djathtas e më pas butonin B dhe A, atëhere do të aktivizoni dritën LED që ndodhet në kapakun e saj.

Gjithsesi nuk do të gjeni funskionalitete të tjera që mund të justifikojnë çmimin 1300 $. Në fund të fundit gjithmonë është bukur të shikosh kodin e Konami në vitin 2013 në mediume që nuk kanë fare lidhje me kompaninë, kodet apo lojrat.

Drita LED ndryshon ngjyra dhe nëse e vëreni mirë ato janë në një sekuencë që duket qartë kodi i Konami.

Dy gjërat kryesore në të cilat të gjithë po fokusohen mbi Chromebook Pixel janë çmimi jashtëzakonisht i lartë dhe surpriza e kodit të Konami.

Me sa duket këtë janë të vetmet gjëra që tërheqin vëmendjen e njerëzve, pasi çdo karakteristikë tjetër jo. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>