Harduer

Chromebook-u i ri i Toshibës është ekonomik, praktik dhe ka një bateri që zgjat

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Chromebook-u i ri i Toshibës është ekonomik, praktik dhe ka një bateri që zgjat

toshibachromebookopenjpgVitet e fundit mund të themi se prodhimi dhe sjellja e Chromebook-ëve të rinj në treg ka qenë pak i limituar. Ndërkohë që Google ka punuar në shtimin e funksionaliteteve të kompjuterëve të saj edhe kompani të tjera prodhimi kanë bërë pjesën e tyre për shtimin e varieteteve në këtë aspekt të tregut. Një shembull i mirë i kësaj është Toshiba Chromebook 13.

Ja vlen të përmendim se Toshiba është një ndër prodhuesit e parë që solli një Chromebook me ekran më të madh 13 inç. Këtë vit kjo kompania e ka rifreskuar këtë model me një dizajn më të hollë e tërheqës. Nëqoftëse nuk jeni familjar me Chromebook atëherë duhet të dini disa gjëra: së pari Chromebook duket si një laptop standard, por nuk është i tillë, së dyti në vend të përdorimit të sistemeve operative si Windows, Linux, Mac OSX etj ai përdor sistemin operativ të vet Google të quajtur Chrome OS.

Chromebook 13 ka një ekran 13.3 inç dhe vjen në dy rezolucione; 1366×768 i cili kushton 249$ dhe 1920×1080 349$. Kjo pajisje funksionon me procesorin Intel Celeron dhe ka 16 GB memorie, por në momentin e blerjes ju përfitoni 100GB memorie në Google Drive për dy vjet. Ai është ndërtuar në një material të veçantë i cili nuk gërvishtet lehtë. Ky Chromebook është pothuajse aq i hollë dhe i lehtë sa laptopi i Apple, njihet gjithashtu për kohëzgjatjen e baterisë. Mund të themi se është ‘laptopi’ perfekt për ata që nuk u duhet të kryejnë punë të vështira në kompjuter, madje është dhe tepër ekonomik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>