Vëzhgim

Chromebook: Po vjen javën e ardhshme?

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
Chromebook: Po vjen javën e ardhshme?

Ndoshta, e ndoshta edhe jo.

Kohët e fundit, Digitimes raportoi se smartbook-ët që përmbajnë sistemin operative të Chrome do të deubtojnë këtë muaj. Shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, sulmoi të gjitha thashethemet. Ai u tha gazetarëve në samitin e Web 2.0 se Chrome është e përojektuar për pajisje më tastierë fizike dhe nuk do të jetë në dispozicion për disa muaj.

Mbrëmja e së martës do të jetë gjysma e rrugës në mes të komentit të Schmidt dhe lansimit publik të pajisjes.

Engadget duket se mendon se të gjitha shenjat tregojnë për një lansim të netbook të bazuar në Chrome të martën, por thotë se vetëm rreth 65 000 njësi do të jenë në dispozicion për “miqtë dhe familjarët e Google.” Engadget gjithashtu mori edhe disa thashetheme për imazhe të tastierës së Chrome netbook të premten. Ky blog teknologjik ka cekur se tastiera duket ngjashëm me konfigurimin e netbook-ëve të mëhershëm Acer Chrome.

Një gjë është e sigurtë, ora është duke punuar kundër Google për këtë rast.

Google së pari njoftoi sistemin operatov në 2009. Sistemi operativ ishte projektuar të jetë i shpejtë, i fokusuar në web, të ketë një kohë të shpejtë të startimit dhe të funksionojë me pajisje të ndryshme. Google planifikon edhe një dyqan web për aplikacione të Chrome. Në atë kohë, Google ka thënë se partnerët e saj, duke përfshirë ASUS, HP, Lenovo dhe Toshiba, do të lansojnë netbook-ët për pushime këtë vit.

Netbookët ishin bujë në 2009, por ky nuk është me të vërtetë rasti i vitit 2010. iPad dhe PC tabletat tjera janë paraqitur në skenën e ngjarjeve dhe po shkatërrojnë shitjet e netbook-ëve. Google do të jetë i zgjuar për të mbrojtur bastet e saj, dhe të bëj sistemin operativ beta një provë për të ardhmen. Kur Google shfaqi Chrome në një blog, kompania tha:

“Google Chrome OS eshtë një projekt i ri, i ndarë nga Android. Android ishte dizajnuar prej fillimit të punojë nëpër një shumëllojshmëri të pajisjeve nga telefonat e deri te netbook-ët. Google Chrome OS është duke u krijuar për njerëzit të cilët kalojnë shumicën e kohës së tyre në Web, dhe është duke u projektuar që të fuqizojë kompjuterët duke filluar nga netbook-ët e vogël deri tek sistemet e mëdha desktop.

Shpejtësia dhe lehtësia e përdorimit janë gjithmonë avantazhi. Në qoftë se Google ka disa truqe për t’i përdorur në shfletimin e uebfaqeve në Chrome, pse nuk i bashkon ato në një sistem operativ të ardhshëm.
Me një sistem operativ që mund të punojë me ose pa një tastierë dhe në një shumëllojshmëri të gjerë të pajisjeve, dhe që Apple dhe Microsoft nuk na kanë dhuruar deri tani, atëherë Google do të jetë në epërsi./pcworld.al

Lajmet e fundit>