Harduer

Chromebox të rinj nga Samsung

May 30 2012
0 Shpërndarje
Chromebox të rinj nga Samsung

Një vit pas lansimit të Chromebooks, Google dhe Samsung lajmëruan edhe dy pajisje të reja, duke përfshirë desktopin “Chromebox”. Google është po ashtu duke lëshuar disa përmirësime softuerike, përfshirë një dritare të re menaxhimi për Chrome OS, mbështetje më e mirë për trackpad, përditësime për veglat për qasje nga larg në desktop dhe editimi offline për Google Docs. 

Chromebook i ri ka një dizajn më të shkëlqyer dhe më tërheqës se sa modelet paraprake, dhe që të dy edhe llaptopi edhe desktopi e kanë ndërmarrë një hap të madh para sa i përket memorjes dhe procesorit. Në vend të procesorëve Atom nga prodhuesi Intel, kompjuterët e fundit Chrome nga Samsung përdorin procesorët Sandy Bridge Intel Celeron dhe e kanë të dyfishuar RAM-in në 4GB. Që të dy pajisjet dolën në shitje që nga dita e djeshme dhe së shpejti edhe në dyqanet e Best Buy. 

Seria 5 550 e Samsung Chromebook ka një ekran prej 12.1 inçësh me rezolucion prej 1280×800, starton për 7 sekonda, peshon rreth 1.5 kg, ka jetëgjatësi të baterisë prej gjashtë orëve dhe kushton 449 dollarë për një version vetëm me WiFi dhe 549 dollarë me WiFi dhe qasje në rrjetin 3G. Google thotë që është rreth 2.5 herë më i shpejt se modelet e vitit të kaluar, derisa modelet e serisë 3 të Samsung Chromebox do të jenë rreth 3.5 herë më të shpejt. Chromebox, që kushton 329 dollarë dhe që ka pothuajse të njëjtën madhësi dhe formë si Mac Mini nga prodhuesi Apple, funksionon më shpejt sepse duke mos e marrë parasysh jetëgjatësinë e baterisë, ai mund të përdor një version me të fuqishëm të procesorëve Intel Celeron. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>