Lajmet

Chromecast pasurohet me aplikacione të reja argëtuese

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
Chromecast pasurohet me aplikacione të reja argëtuese

7c47de20db17cde84d9e137eefe8879721f65675Përdoruesit e Chromecast do të gjenden përpara zgjedhjeve të shumëllojshme me shtimin e 7 aplikacioneve të reja. Veçanërisht fansat e humorit do të jenë në gjendje të gjejnë argëtim me Comedy Central që përfshin programe si The Daily Show dhe South Park.

Ndërkohë audienca më e re në moshë mund të zgjedhë mes Sesame Street Go dhe Nickelodeon. Për audiencën më të vjetër hyn në punë Epix, Encore Play dhe Yupp TV. Më në fund, TuneIn do të ofrojë akses për më shumë se 100.000 stacione radioje.

Këto ndryshime kaq pozitive për klientët e Chromecast vijnë në më pak se dy javë pasi Google lajmëroi përfshirjen e kanalit argëtues ShowTime AnyTime dhe Starz me video lojërat familjare Scrabble Blitz dhe Wheel of Fortune. Prurjet e reja padyshim që do të sjellin rritjen e numrit të abonentëve të Chromecast. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>