Siguri

CIA.gov u rrëzua nga LulzSec

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
CIA.gov u rrëzua nga LulzSec

Ka shumë gjasa që përgjegjës të jetë grupi LulzSec, i cili ka arritur që të përmendet mjaft shumë për disa sulme të fundit kundër organizatave, korportave dhe uebfaqeve – nganjëherë duke i detyruar që të kalojnë offline, por edhe kanë arritur që të vjedhin informata personale duke shfrytëzuar lëshimet në siguri.

Një cicërimë nga llogaria e LulzSec në Twitter tregon pjesëmarrjen e tyre në sulm:

LulzSec thotë që është duke zbuluar dobësitë e sigurië në uebfaqe dhe organizata për “qejf”, por një sondazh i bërë dje nga Sophos zbuloi që shumë njerëz nuk i shohin këto si çështje për të cilat duhet qeshur:

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kanë marrë hov sulmet nga LulzSec gjatë javëve të kaluara. Për shembull, më herët gjatë këtij muaj, LulzSec sulmoi bashkëpunuesin e FBI-së, InfraGrad, dhe zbuloi fjalëkalimet dhe email adresat. Grupi gjithashtu postoi gjatë kësaj jave informacionin për uebserverët e Sentatit të Shteteve të Bashkuara/

Derisa disa njerëz e mendojnë këtë si një lojë për t’u argëtuar që mund të ndihmojë në përmirësimin e disa dobësive në siguri, e vërteta është që ndërmarrjeve dhe myshterinjëve është duke u bërë zbulimi i të dhënave të tyre personale.

Ekzistojnë disa rrugë për të informuar një biznes që uebfaqja e vet nuk e sigurtë, ose nuk është duke i mbrojtur të dhënat – ju duhet që të rrezikoni të dhënat e njerëzve të pafajshëm. Ajo se çfarë mund të quhet akoma më shqetësuese është që shumë përdorues të internetit mbështesin grupin LulzSec që të vazhdoi të thyejë ligjin./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>