Lajmet

CIA ka hakuar 25 modele routerash prej vitesh

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
Exploit-i Tomato mund të marrë fjalëkalimet e tyre përsa kohë një veçori e njohur si "Plug & Play" është e aktivizuara. CIA ka hakuar 25 modele routerash prej vitesh Photo Source: Brooks Kraft

Routerat e shtëpisë nga të paktën 10 prodhues përfshirë Linksys, DLink dhe Belkin mund të shndërrohen në një portë përgjimi për Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës CIA për të manipuluar dhe monitoruar trafikun e pajisjeve të lidhura.

Ky lajm vjen nga dokumentet e publikuara së fundit nga Wikileaks. CherryBlossom, siç edhe quhet problemi i sigurisë mund të përdoret efektivisht ndaj routerave popullor si D-Link DIR-130 dhe Linksys WRT300N.

Exploit-i Tomato mund të marrë fjalëkalimet e tyre përsa kohë një veçori e njohur si “Plug & Play” është e aktivizuara.

Sipas dokumenteve të Wikileaks, CherryBlossom funksiononte me 25 modele routerash dhe me modifikimet e duhura mund ta dërgojë këtë numër deri në 100.

Gjatë muajit Mars Wikileaks publikoi disa dokumente ku detajonte teknikat e CIA-s për të hakuar pajisjet tona. Thuhet se agjencia ka mjetet e duhura të hakimit për çdo telefon, televizor, kompjuter apo router. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>