Analiza

Cicërima “Faleminderit Apple” nga Nokia, njëra nga brendet më të ri-cicëruara

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Cicërima “Faleminderit Apple” nga Nokia, njëra nga brendet më të ri-cicëruara

nokiaaNjë cicërimë tallëse e Nokia-s për rivalin e vet Apple është bërë njëri nga brendet që më së tepërmi është ri-cicëruar në rrjetin e famshëm shoqëror Twitter.

Gjatë ngjarjes së shumëpritur të lëshimit të pajisjeve të reja iPhone më herët gjatë këtij muaji nga Apple, Nokia menjëherë e shfrytëzoi bujën e madhe që po bëhet për këtë pajisje duke e treguar me anë të një cicërime ngjashmërinë që e kishin telefonat e rinj me ngjyra iPhone 5S me dizajnet e Nokia-s.

Cicërima prej dy fjalësh nga llogaria e Nokia-s për Mbretërinë e Bashkuar -“Faleminderit, #Apple” – e shoqëruar me një fotografi ku thuhet që “Imitimi është forma më e mirë e lajkës” u bë shumë e popullarizuar dhe që atëherë e deri tani ka arritur 38,000 ricicërime.

Një punonjës në ndërmarrjen Twitter ka konfirmuar që kjo e vendos atë në top njësitet e cicërimave për marketing në histori të këtij rrjeti.

Oliver Snoddy, që është udhëheqës i planifikimeve në Twitter, tregoi në një konferencë javën e kaluar: “Kjo cicërimë mori më tepër ricicërime se sa cicërima “I njomur në errësirë” nga Super Bowl e Oreo-s.”

Cicërima e Oreos, kur bëri fjalë për një ndërprerje të rrymës elektrike gjatë spektaklit më të shikuar sportiv në Amerikë, merret si shembull se si mund të arrihet një moment i qëlluar në marketing. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>