Lajmet

Cicërima “Four more years”, më e popullarizuara e të gjitha kohërave

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Cicërima “Four more years”, më e popullarizuara e të gjitha kohërave

Një cicërimë e dërguar nga Barack Obama që lajmëroi rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë shumë të shpejtë u bë më e popullarizuari i të gjitha kohërave në Twitter.

Postimi, i cili thjeshtë lexohet “Four more years”(katër vjet më shumë) i shoqëruar me një foto të Obamas duke përqafuar gruan e tij Michelle, është ri-cicëruar më shumë se 350,000 herë vetëm një orë pas publikimit.

E njëjta cicërimë është favorizuar nga 122,000 përdorues të Twitter-it, kurse këta numra janë në rritje e sipër.

Cicërima e fitores ka kaluar rekordin e mëhershëm që mbante adoleshenti që është sensacion i muzikës pop Justin Bieber, i cili është ri-cicëruar 223,376 herë.

Obama ka grumbulluar 22 milion ndjekës në Twitter

Obama, fushata e të cilit ka shfrytëzuar rrjetet sociale në mënyrë tejet efektive që prej kur ai u bë kandidat presidencial në vitin 2008, ka grumbulluar 22 milion ndjekës në Twitter.

Shpallja e fitores që theu rekordet erdhi gjatë mbylljes së një nate frenetike të zgjedhjeve në Twitter, që sigurisht do të thyejë rekorde për postimet dhe aktivitetet.

Megjithatë, jo të gjithë lajmet e bazuar në Twitter ishin pozitive. Donald Trump shkaktoi një zhurmë më një “breshëri” cicërimash shpërthyese. “Të luftojmë si në ferr dhe të ndalojmë këtë padrejtësi të neveritshme! Bota po qeshet me ne”,- cicëroi ai nga llogaria e tij @realDonaldTrump, që ka 1.3 milion pasues. (PCWorld Albanian)

Një cicërimë e dërguar nga Barack Obama që lajmëroi rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë shumë të shpejtë u bë më e popullarizuari i të gjitha kohërave në Twitter. Postimi, i cili thjeshtë lexohet “Four more years”(katër vjet më shumë) i shoqëruar me një foto të Obamas duke përqafuar gruan e tij Michelle, është ri-cicëruar më shumë se 350,000 herë vetëm një orë pas publikimit. E njëjta cicërimë është favorizuar nga 122,000 përdorues të Twitter-it, kurse këta numra janë në rritje e sipër. Cicërima e fitores ka kaluar rekordin e mëhershëm që mbante adoleshenti që është sensacion i muzikës pop Justin Bieber, i cili është ri-cicëruar 223,376 herë.

Obama ka grumbulluar 22 milion ndjekës në Twitter

Obama, fushata e të cilit ka shfrytëzuar rrjetet sociale në mënyrë tejet efektive që prej kur ai u bë kandidat presidencial në vitin 2008, ka grumbulluar 22 milion ndjekës në Twitter. Shpallja e fitores që theu rekordet erdhi gjatë mbylljes së një nate frenetike të zgjedhjeve në Twitter, që sigurisht do të thyejë rekorde për postimet dhe aktivitetet. Megjithatë, jo të gjithë lajmet e bazuar në Twitter ishin pozitive. Donald Trump shkaktoi një zhurmë më një “breshëri” cicërimash shpërthyese. “Të luftojmë si në ferr dhe të ndalojmë këtë padrejtësi të neveritshme! Bota po qeshet me ne”,- cicëroi ai nga llogaria e tij @realDonaldTrump, që ka 1.3 milion pasues. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>