Vëzhgim

Cicërime nga salla e intervenimit kirurgjikal

Feb 24 2012
0 Shpërndarje
Cicërime nga salla e intervenimit kirurgjikal

Gjatë të martës, Dr. Michael Macris kreu një tejkalim të arteries me koronare të dyfishtë në një pacient 57 vjeçar. Kolegu i Dr. Macris, Dr. Paresh Patel, shkruante përditësime prej 140 karaktereve përgjatë procesit dhe iu përgjigjej pyetjeve të bëra nga përcjellësit e llogarisë së spitalit në rrjetin Twitter, që është @houstonhospital.

Sipas Texas Monthly dhe fotografive të Dr. Patel, Dr. Macris kishte një kamerë në kokën e tij.

Cicërimet, fotografitë dhe videot janë të gjitha të vendosura në një rrëfim të krijuar nga spitali.

Procedura dhe postimi i cicërimave drejtpërdrejt nga spitali zgjatën rreth 2 orë. Dr. Patel ofroi përditësime në llojin e kirurgjisë, atë që Dr. Macris ishte duke bërë dhe pse e bënte, detyrat dhe rolet e anëtarëve të tjerë të skuadrës së kirurgjisë. Spitali për momentin ka mbi 5,100 ndjekës në Twitter.

Në një postim, Dr. Patel në cicërima tha: “një pamje edukative në një tejkalim të zakonshëm të dyfishtë #kirurgjikal.”

Shkurti është Muaji i Zemrës në Shtetet e Bashkuara dhe sponosorizohet nga Shoqata Amerikane e Zemrës dhe ka për qëllim të rissë vetëdijen e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin e sëmundjeve. Sipas raportit nga NBC, ngjarja e cicërimit të drejtpërdrejtë arriti të marrë 225,000 shikues./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>