Lajmet

Çifti Amerikan dënohet me 6 vite burg pasi vodhën 1.2 milion dollarë pajisje nga Amazon

Jun 7 2018
0 Shpërndarje
Prokurorët thanë se ky dënim duhet të shërbejë edhe si paralajmërim për të tjerët. Çifti Amerikan dënohet me 6 vite burg pasi vodhën 1.2 milion dollarë pajisje nga Amazon

Një çift Amerikan i cili vodhi 1.2 milion dollarë nga Amazon është dënuar me gjashtë vite burgim.

Erin dhe Lean Finan u shpallën fajtor për akuzat e mashtrimit me shërbimin postar dhe pastrimin e parave.

Çifti shfrytëzoi politika e shërbimit të konsumatorëve të Amazon duke pretenduar se produktet e blera ishin të dëmtuara ku Amazon u dërgon produkte të reja për ti zëvendësuar.

Prokurorët thanë se ky dënim duhet të shërbejë edhe si paralajmërim për të tjerët.

Çifti përdori qindra identitete të rreme për të porositur sende në Amazon dhe më pas raportonin probleme.

Ata vodhën 2,700 produkte elektronike si Microsoft Xbox, orë inteligjente Samsung, Apple MacBook dhe kamera GoPro.

Erin Finan do të vuajë dënim me 71 muaj burg ndërsa bashkëshortja e tij me 68 muaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>