Harduer

Cikli i jetës të një serveri (Infografik)

Jun 8 2013
0 Shpërndarje
Cikli i jetës të një serveri (Infografik)

serverNë inforgrafikun e mëposhtëm paraqiten disa informacione interesante në lidhje me serverat e qendrave të të dhënave dhe jetëgjatësinë e tyre mesatare.

– Jetëgjatësia mesatare e një serveri është mesatarisht tre vjet. Në vitin e parë serveri përdoret për hostimin e aplikacioneve ose e-mail-eve, në vitin e dytë përdoret për ruajtjen e skedarëve (backup) ose për testim ndërsa në përfundim të vitit të tretë ai është gati për tu zëvendësuar. Kjo është një periudhë relativisht e shkurtër, megjithatë është shumë e nevojshme duke marrë parasysh hovin e zhvillimit teknologjik si dhe nevojën e kompanive për të ruajtur gjithnjë e më tepër të dhëna.

– Qendrat e të dhënave janë me të vërtet shumë të mëdha dhe përfshijnë shumë servera. Aktualisht qendrat më të mëdha të botës janë rreth 1 milion m2 që do të thotë gati sa 17 fusha futbolli, madje mund të themi se ato janë gjithnjë e në rritje pasi nga viti në vit shtohet një numër i konsiderueshëm serverash. Të dhënat kanë treguar se mesatarisht instalohen 5.75 milion servera të rinj çdo vit.

Për më tepër informacione interesante mund të lexoni të gjitha të dhënat e paraqitura në këtë infografik. (PCWorld Albanian)

data center infographic

Lajmet e fundit>