Ja se si

Cilat janë shkurtimet më të dobishme të tastierës dhe si t’i mësoni ato

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Cilat janë shkurtimet më të dobishme të tastierës dhe si t’i mësoni ato

Tastiera Shkurtimet e tastierës janë mënyra më e thjeshtë për të shpejtuar punën tuaj në kompjuter, por numri i madh i softuerëve e bën të vështirë të mbajturin mend të tyre.

Edhe pse të gjithë e dimë dobinë e shkurtimeve nga tastiera, shumë pak prej nesh i përdorin efektivisht ato.

Së pari duhet të dini se sapo keni mësuar një shkurtim nga tastiera, nuk do t’ju duhet të zgjasni gjithmonë dorën për të përdorur mouse-n. Por në fakt, ekspertët shpjegojnë se ato nuk zëvendësojnë totalisht mouse-n, ato thjesht e plotësojnë funksionin e tij.

Edhe pse është pak e vështirë për t’i mbajtur mend, do të shihni se sapo të mësoni një pjesë prej tyre, do të vëreni përmirësime lidhur me performancën.

Arsyeja kryesore se përse nuk marrim mundimin t’i mësojmë është se na duket të vështira për t’i mbajtur mend.

Mënyra më e mirë për t’i mësuar është të largoni mouse-n, por shumë njerëz nuk duan të shkojnë në një ekstremitet të tillë. Një mënyrë tjetër është të vëreni me kujdes aplikacionet që krahas një butoni të caktuar shfaqin edhe shkurtesën përkatëse nga tastiera.

Ndërkohë me Shortcutfoo mund të merrni një program trajnues që ju mëson shkurtime për softuerë si Excel, Photoshop, Gmail, etj. Po ashtu, ka edhe shumë aplikacione si Ultimate Windows 8 Shortcuts dhe CheatSheet for Mac që shfaqin të gjitha shkurtimet nga tastiera për një aplikacion.

20 shkurtimet më të nevojshme që duhet të dijë gjithsecili prej nesh janë të paraqitura në tabelën e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Tastiera.

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>