Ja se si

Cilat përditësime arnimesh në Windows duhen shkarkuar dhe instaluar?

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Cilat përditësime arnimesh në Windows duhen shkarkuar dhe instaluar?

Fakti që shumica e emrave të përditësimeve janë të pakuptimta sigurisht që nuk ndihmon. Për cilindo përditësim të Windows Vista, klikimi i dyfishtë në të do të thurë disa dritare pop-up me një përshkrim. Në XP, klikoni + afër emrit të përditësimit për të zgjeruar listën dhe për të shfaqur detajet.

Përditësimet e Vista-s vijnë në tre nivele:
Të rëndësishme: Shumica e këtyre përditësimeve janë arnime esenciale të sigurisë.
Fatkeqësisht, Microsoft-i zakonisht hedh diçka në këtë grup dhe ju kërkon që t’i keni për interesa të veta, jo tuajat, si Windows Genuine Advantage.

Të rekomanduara:

Asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nëse i kapërceni këto gjëra, mirëpo edhe mund të lini diçka që mund ta bëjë PC-në tuaj të punojë më mirë. Lexoni përshkrimet dhe vendosni vetë.
Opsionale: Zakonisht ju mund të zbuloni një përditësim të nevojshëm të drajverit, mirëpo ka të ngjarë që do të gjeni vetëm gjëra marketingu.

XP ka vetëm dy nivele:

Prioritet i lartë: Ashtu si me kategorinë e rëndësishme të Vista-s, shumica e përmbajtjeve këtu është kruciale. Për shembull, nëse përdorni akoma Internet Explorer 6, përditësimi në IE 8 është prioritet i lartë.
IE 8 është shumë më i sigurt, mirëpo është ndryshim i madh dhe disa njerëz e urrejnë atë.
Opsionale: Ndarja në nënnivele e softuerëve dhe e harduerëve, një grup që kombinon përditësime të dobishme, por edhe të parëndësishme, drajverët (edhe pse jo shumë) dhe gjëra të parëndësishme. Gjykoni vetë. Shumica e përditësimeve individuale të Windows-it -madje edhe ato të rëndësishmet dhe të prioritetit të lartë- janë shumë pak frytdhënëse. Mirëpo edhe sikur të ishin të rëndësishme, do t’ju duhej që të përditësonit PC-në tuaj vetëm me ato të fundit. Pakot e mëdha të shërbimit, sidoqoftë, janë gjithmonë jofrytdhënëse. Në fakt, Microsoft-i vetëm tani së voni ka zëvendësuar një listë të gjatë përditësimesh me një të tillë: Service Pack 2.

Lajmet e fundit>