Analiza

Cilat rrjete sociale përdorin njerëzit për të marrë lajmet më të rëndësishme

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Cilat rrjete sociale përdorin njerëzit për të marrë lajmet më të rëndësishme

newspaper-mobile-786x305Si i gjeni zakonisht lajmet me të rëndësishme apo në përgjithësi ndodhitë e fundit? Ka shumë pak mundësi që të prisni deri në fund të ditës për të dëgjuar lajmet qendrore apo gazetën ditën tjetër.

Në korrik 2012, nga Reuters Institute Digital Report doli në pah se 43% e britanikëve mes moshave 16 dhe 24 vjeç kishin më tepër shanse t’i zbulonin lajmet më të rëndësishme përmes mediave sociale.

Facebook-u ishte rrjeti më i përdorur, ku mbi 55% e përdoruesve i merrnin lajmet prej atje, krahasuar me 33% që i marrin përmes e-mail-it dhe 23% nga Twitter-i.

Ndërkohë, sipas një studimi të fundit nga Pew Research, rreth gjysma e përdoruesve të Facebook-ut dhe Twitter-it i gjejnë lajmet në platformat në fjalë, por vendi i vërtetë mes mediave sociale ishte Reddit. Grafiku i mëposhtëm tregon rezultatet e sondazhit: news-on-social-network-520x624

Pavarësisht ndryshimeve mes tyre, këto të dhëna tregojnë edhe njëherë se sa të rëndësishme po bëhen gjithmonë e më shumë mediat sociale në gjithë aktivitetet e jetës sonë të përditshme.

A janë besnikë të një platforme përdoruesit apo i përdorin të gjitha?

Të dhënat nga Pew tregojnë se 65% e përdoruesve i marrin lajmet nga vetëm një platforme, ndërsa 26% nga dy të tilla. Interesante është se prej përdoruesve që përdorin disa platforma, Reddit nuk është i përdorshëm.

crossover-news

Kjo do të thotë se përdoruesit e Reddit janë besnikë dhe kanë pak shanse të ndryshojnë platformë.

Por përse po bëhet Reddit kaq i rëndësishëm dhe po konsiderohet gjithmonë e më tepër vendi i duhur për të marrë lajmet? Një nga arsyet kryesore është numri i madh i përdoruesve besnikë, duke qenë se është shërbim që merr lajmet në kohë reale. Lajmet më të rëndësishme përcaktohen nga vetë përdoruesit dhe jo nga mediat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>