Lajmet

Cilët do të jenë fituesit e çmimeve Oscar 2013: Mediat sociale e kanë një përgjigjje

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Cilët do të jenë fituesit e çmimeve Oscar 2013: Mediat sociale e kanë një përgjigjje

Kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit të flitet mbi parashikime që po gjenerohen nga analiza të ndryshme që vijnë nga mediat sociale, lidhur me fituesit e çmimeve Oscar, një nga evenet më të rëndësishme dhe më të pritura në gjithë botën.

Algoritmet e ndërtuara në Twitter, Facebook etj, tregojnë se mediat sociale mund t’i afrohen mjaft gjetjes së fituesve të çmimeve Oscar të këtij viti, edhe pse kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë, shumë njerëz kanë filluar të venë edhe baste thjesht duke u bazuar tek këto rezultate.

Taykey dhe General Sentiment kanë analizuar bisedat e shkëmbyera për çdo të nominuar, në Twitter dhe Facebook, në rangun kohor mes datave 1 dhe 19 shkurt. Këto janë parashikimet që ka gjeneruar Taykey:

Filmi më i mirë: “Les Miserables

Aktori kryesor më i mirë: Denzel Washington

Aktorja kryesore më e mirë: Jennifer Lawrence

General Sentiment, nga ana tjetër, është bazuar në një hark kohor më të gjerë, nga data 20 janar deri më 19 shkurt. Ja parashikimet e tyre:

Filmi më i mirë: “Argo

Aktori kryesor më i mirë: Daniel Day-Lewis

Aktorja kryesore më e mirë: Emanuelle Riva

General Sentiment ka dhënë parashikime vetëm në këto tre kategori, ndërsa Taykey ka edhe disa të tjera shtesë që mund t’i shihni tek ky link. (PCWorld Albanian)

Oscar

Lajmet e fundit>