Lajmet

Cili shtet ka dërguar më së shumti tekst mesazhe?

Feb 2 2009
0 Shpërndarje
Cili shtet ka dërguar më së shumti tekst mesazhe?

Sipas Acision communication solutions provider, SMS mesazhet krijuan trafikun më të madh me 6.36 miliardë mesazhe, ndërsa mesazhet multimedia apo MMS arritën shifrën prej 9.54 milionë mesazhesh.

Filipinet dërguan numrin më të madh të mesazheve të cilët prijnë listën e 5 shteteve me trafikun më të madh gjatë periudhës 2008/2009 me 2.36 miliardë mesazhe, të ndjekura nga Indonezia me 1.193 miliard, Malajzia me 1.075 miliard dhe Pakistani me 763 milionë mesazhe.

“Kjo periudhë e kohës akoma mbetet e parapëlqyer për trafik të madh si nga operatorët ashtu edhe nga konsumatorët. Krahasuar me vitin e kaluar, gjatë kësaj periudhe, trafiku i mesazheve në tërë Azinë është rritur për 40 përqind” – thotë Boudewijn Pesch, drejtor i Acision.

Veç kësaj, në regjion është rritur edhe numri i mesazheve multimedia me 9.56 milionë MMS mesazhe. Krahasuar me vitin e kaluar, rritjen më të madhe prej shteteve e ka pasur Pakistani me 253 përqind rritje të trafikut të mesazheve. Ndërkohë nga vendet tjera përfshihen edhe Filipinet me 65 përqind, Australia ne 57 përqind, Indonezia me 27 përqind dhe Malajzia me 13 përqind.

Lajmet e fundit>