Analiza

Cilin version të Android-it duhet të mbështesë një zhvillues

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Cilin version të Android-it duhet të mbështesë një zhvillues

android-robot-google-signSipas inxhinierit të Android Ernest Holloway, zhvilluesit e përqendruar në platformën Android duhet të kenë parasysh edhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm përveç krijimit të një ndërfaqeje të bukur të aplikacionit.

Bëhet fjalë për marrjen në konsideratë të versionit Android që aplikacioni do të suportojë si dhe përdorimin e mjeteve që analizojnë memorien e aplikacionit.

Për t’u siguruar që aplikacioni ekzekutohet shpejt dhe nuk ka nevojë për një sasi shumë të madhe memorie, Holloway rekomandon përdorimin e mjetit Eclipse Memory Analyzer (http://www.eclipse.org/mat/ ) që raporton mbi probleme, konsumimin e tepërt të memories si dhe ofron rezultatet e disa matësve të tjerë të rëndësishëm.

Ai gjithashtu sugjeron përdorimin e Hierarchy Viewer (http://developer.android.com/tools/help/hierarchy-viewer.html )nëpërmjet të cilit zhvilluesi mund të mësojë se si të optimizojë ndërfaqen e përdoruesit apo ndonjë element tjetër të aplikacionit. Disa burime të tjera të dobishme do të ishin Stack Overflow (http://stackoverflow.com/) dhe Google Developers (https://developers.google.com/ ).

Përsa i përket përcaktimit të versionit të Android që duhet të suportohet nga aplikacioni, Hollow shprehet: “Kjo është në varësi të asaj çfarë dëshiron të realizojë zhvilluesi. Në qoftë se i hidhni një sy uebfaqes së Google Developers do të vini re se 72% e tregut suporton sistemin Ice Cream Sandwich.”

Versioni më i zakonshëm i sistemit është Ice Cream Sandwich ose Android 4.0 i cili funksionon në tipe të ndryshme pajisjesh. Po kështu edhe Gingerbread ose Android 2.3, suporton një numër shumë të madh pajisjesh.

Eksperti Ernest Holloway që ka dhënë këto këshilla është pjesë e Mutual Mobile, një kompania zhvillimi dhe dizajnimi që krijon strategji mobile për kompani të tilla si Audi, Google dhe Citigroup. Për pyetje të tjera rreth pajisjeve mobile mund të drejtoheni në Twitter me hashtagun #AskaDev ose mund të informoheni në kanalin në YouTube Ask a Dev. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>