Biznes

CIO i Microsoft-it, Tony Scott, largohet nga ndërmarrja

Jun 3 2013
0 Shpërndarje
CIO i Microsoft-it, Tony Scott, largohet nga ndërmarrja

MicrosoftCIO i ndërmarrjes Microsoft, Tony Scott ka lënë ndërmarrjen pas pesë vite pune. Fjala për largimin e tij u përhap gjatë fundjavës.

Në profilin e tij në LinkedIn është vendosur si ish-CIO i ndërmarrjes dhe uebfaqja e kompanisë nuk e ka më atë në mesin e liderëve të lartë.

Faqja e lajmeve GeekWire përhapi lajmin gjatë të dielës dhe mori po ashtu konfirmimin nga Microsoft-i në një deklaratë që është cituar në kështu: “Tony Scott vendosi të largohet nga Microsoft-i për t’u përqendruar në projekte personale.

Derisa ishte në Microsoft, Tony ishte një i pasionuar i flaktë i IT-liderit për çuarjen e teknologjisë së Microsoft-it në nivelin e ardhshëm dhe duke përdorur përvojat dhe mësimet tona për të ndihmuar konsumatorët dhe bashkëpunëtorët.

Ne e falënderojmë Tony-n për kontributet e tij dhe i dëshirojmë çdo të mirë.” Jim Dubois, që është zëvendës kryetar i menaxhimit të shërbimeve dhe produkteve të IT-së, është emëruar si CIO i përkohshëm, raportoi GeekWire.

Informacioni që Scott ka lënë ndërmarrjen iu ishte treguar punëtorëve javën e kaluar, raportoi faqja. Agjencia për marrëdhëniet publike të ndërmarrjes Microsoft nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për deklaratë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>